Mimoza Mustafa është ndër këngëtaret që vazhdimisht ka treguar se eleganca nuk matet me vitet.

Ajo është admiruar gjithmonë për stilin e veçantë që ka prezantuar gjatë karrierës së saj, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse ka kaluar të 40-ta, këngëtarja lirshëm mund të krahasohet me vajzat e reja, pamja e së cilës dita ditës po ripërtërihet.

Ajo madje i bën konkurencë edhe vajzës së saj Rozafës, krahë së cilës duket si motra e jo nëna.

Imazhi i fundit i këngëtares e dëshmon këtë gjë. Me komplete bardh e zi Mimoza thekson linjat trupore si të një pesëmbëdhjetë vjeçare.

Kujtojmë se Mimoza ka vite që është e martuar me këngëtarin e njohur ShkumbinKryeziu dhe janë prindër të një vajze dhe një djali./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË