Menjëherë pas mbylljes se qendrave të votimit ka nisur edhe numërimi i votave.
Deri në orën 21:26 janë numëruar rreth 45.15% e votave.
Deri në këtë moment, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 25,26% vota dhe është e para.
Në vendin e dytë është Lëvizja Vetëvendosje me 24,43% vota, ndërsa në vendin e tretë Partia Demokratike e Kosovës me 22,61 vota%.
Në vendin e katërt është koalicioni AAK-PSD me 12,60% vota.