Afërdita Demaku është njëra ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore.

Ajo i ka qëndruar përherë pranë publikut, me muzikën e mirëfilltë që ka kultivuar për dekada, shkruan “Kosovarja”.

Me zërin e saj të veçantë, ka arritur të bëjë për vete njerëzit duke u bërë nga më të kërkuarat në ahengjet familjare, kudo që ka shqiptarë.

Të jesh fytyrë publike, është normale të përcillesh e të komentohesh nga adhuruesit e mediat.

E kur flasim për familjen, këngëtarja gëzon një jetë të lumtur me bashkëshortin vajzën e djalin, shkruan tutje “Kosovarja”.

Madje vajza e saj Dona ka trashëguar talentin e së ëmës, duke u bërë mjaftë e sukseshme në rrugëtimin që ka nisur.

Por a e keni ditur se Afërdita e ka vëllaun profesor?. Ai është i martuar dhe ka fëmijë, ndërsa profesionin e profesorit e ushtron në shkollën e mesme në Drenas.

Kosovarja iu njofton me familjen e Ilir Demakut, vëllaut të këngëtares së mirënjohur./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË