E ka kënduar një nga baladat më të bukura e më të kënduara, këngën me titull “S’ishte hera e parë” dhe është e njohur prej shumë vitesh.

Fjala është për Shqipe Abazin, këngëtaren që nuk flet shumë për vetën e karrieren e saj, shkruan “Kosovarja”.

Shqipja, dikur sillte më shpesh albume muzikore, këngë e videoklipe, ndërkaq vitet e fundit e ka orientuar angazhimin kryesisht në dasma e ahengje.

E mirënjohura e këngës popullore e zbavitëse, thotë se nuk e ka qejf ekspozimin e tepërt dhe se më me dëshirë rri larg medias dhe vëmendjes, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë, ne po e publikojmë njeriun e saj më të rëndësishëm, bashkëshortin e Shqipes, që gjithashtu e menaxhon karrieren e këngëtares./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË