Jeta e ka favorizuar në shumë aspekte Ariana Fejzullahun.

U bë bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu, është nusja e vetme në familje, jeton një jetë lluksi e ka krijuar një familje të madhe, shkruan “Kosovarja”.

Këto begati, Ariana po i shfaqë çdo ditë e më tepër me krenari në rrjetet sociale.

Sa blen një, sa tjetrën veturë, kurse për rroba nuk bëhet fjalë, në trupin e saj sheh ato më uniket që si ka kush.

E dashuria për trendet e modën ka bërë që bukuroshja të krijoj brendin e vet për të cilin kishte paralajmëruar më herët.

Blogerja e famshme nuk le ditë pa surprizuar. Ndonëse nënë e katër fëmijëve ajo përherë shihet me energji e pozitivitet.

Me poza profesionale ka realizuar dy fotografitë e fundit. Njëra brenda e tjetra jashtë veturës, shfaqin një pjesë nga jeta luksoze që bën./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË