Dhëmbët– Shumë persona shohin dhëmbë në ëndërr, ku në rastet kur janë të prishur dhe japin dhimbje apo bien, janë simbol i frikës, ankthit dhe stresit, po ashtu edhe mungesë kontrolli e gënjeshtrave.

Vdekja– Vdekja është diçka serioze, por në ëndërr do të thotë përfundimin e diçkaje. Mund të përjetoni ngarkesë ankthi, inat dhe stres. Shpesh shohim në ëndërr sikur vdesim, kur në jetë po përballemi me ndryshime të mëdha në nivelin emocional.

Shtatzëni– Kur femrat shohin në ëndërr sikur janë shtatzënë, do të thotë se në një farë mënyrë janë duke eksperimentuar diçka, lidhur me një projekt apo dëshirë të tyre.

Para– Ëndrrat ku shohim para, sidomos kur fitohen, do të thotë se do bëhet një ndryshim i bujshëm në stilin e jetës. Ndërsa kur shihni në ëndërr sikur fshihni para, do të thotë se i druheni diçkaje që mund të humbni.

Lakuriqësia– Ëndrrat pa rroba, lidhen me frikën tonë se mos ekspozohemi keq. Ndërsa nëse personi i zhveshur është dikush tjetër, kjo do të thotë se do të dalë e vërteta lakuriqe e një situate. Lakuriqësia, nuk është gjë tjetër përveçse pranim i defekteve.

MUND TË JU PËLQEJNË