Këtë vit, Luana Vjollca ka lansuar një sërë projektesh, të cilat u mirëpritën nga publiku.

Këngëtarja shqiptare aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës së saj të fundit “Yalla Habibi” në bashkëpunim me artistin Faydee.

Ky bashkëpunim i dyshes në platformën YouTube për pak ditë ka grumbulluar afro katër milionë klikime.

Pas këtyre angazhimeve të shumta, biondja ka vendosur që t’i kalojë edhe disa ditë të mira pushimi në Monako të Portugalisë.

Ajo ka sjellë një foto joshëse në bikini, derisa në plan të parë nuk ka dyshim se ka vënë figurën trupore.

Nuk janë të pakta rastet kur Luana provokon me linjat, ndërkohë që merr pëlqime të panumërta nga miliona fansat e saj. 27-vjeçarja po vazhdon të jetë e angazhuar në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË