Përkundër moshatarëve të saj, ajo zgjodhi një rrugë krejtësisht ndryshe dhe shumë të dalluar nga të tjerët, e ajo është fusha e muzikës.

Është pra kjo Engjëllusha Salihu, e cila po ndjek rrugën e nënës së saj, Shyhretes, me plot pasion e dëshirë, shkruan Kosovarja.

Me zemrën plot, ajo po ia del shumë mirë që ti qëndron skenës dhe muzikës tash e sa vite me talentin e saj, gjë që e bëri të jetë edhe mjaft e kërkuar nëpër mbrëmje e ahengje të ndryshme.

E me sa duket ajo është mjaft e angazhuar edhe në xhirimet e fundvitit. Kjo pasi që në imazhin e fundit që ajo sjelli, na dëshmoi këtë gjë më miri.

Në foton e postuar, ajo aty shihej me nënën e saj dhe e rrethuar në mesin Remzie Osmanit dhe Nexhat Osmanit, e besa dukeshin që po kalonin mjaft mirë.

Engji së fundi ka publikuar edhe potpurinë e rradhës bashkë me nënën e saj, e cila mori kulmin e suksesit për pak ditë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË