Të gjithë njerëzit kanë kaluar në një periudhë të vështirë në jetën e tyre, e cila nuk harrohet asnjëherë, shkruan “Kosovarja”.

Për popullin e Kosovës, ishte lufta e fundit ajo që e përjetuam me vështirësi të shumta, e pas luftës me varfëri të madhe.

Edhe një pjesë e estradës sonë në atë kohë, e përjetojë këtë ngjarje dhe kaloj në të njejtat sfida sikur të gjithë qytetarët.

E sot, një pjesë të hstorisë së asaj kohe, këngëtarja Afërdita Demaku e ka ndarë me publikun, me rastin e ditëlindjes së djalit të saj.

“Jetonim si refugjate ne Gjermani ne nje dhome te vjeter, pa kushte”, kujton Afërdita teksa thotë se shpresë kishin gjithmonë kthimin në Vendlindje.

Me fjalë emocionuese, ajo i uron 19 vjetorin djalit Shqiprimit.

“Shqiprim, djali jone, kur erdhe ti ne jete, para 19 vitesh ne jetonim si refugjate ne Gjermani ne nje dhome te vjeter, pa kushte, por na mbante vetem nje shprese qe sa te rritesh pak, ende pa fillu te flasesh gjuhen e nanes, te kthehemi ne Vendlindje e te fillojme nga e para Shqip 👌🇦🇱 e sot mburremi me ty. ❤ lutemi qe te kesh shendet e te vazhdosh keshtu, te jetosh nje jete te gjate e te lumtur me shume sfida e suksese! 🙏 URIME!”, shkruan ajo në Instagram.

Ndryshe, Afërdita është nënë e dy fëmijëve, ku  vajza e saj Dona tashmë po e trashëgon talentin e nënës/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË