Pas aksionit të Njësisë Speciale të Kosovës në veri të vendit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se nga ky aksion ka zyrtarë, e qytetarë të ndryshëm të arrestuar.

Thaçi tha se nga këtë aksion i arrestuar ka mbetur edhe një rus.

“Një aksion të gjerë të Kosovës ku ka të arrestuar edhe zyrtarë edhe qytetarë në komuna të ndryshme të Kosovës të nacionaliteteve të ndryshme, po ashtu edhe një rus i cili ka penguar policinë e Kosovës në aksionin e tyre.”

“Nuk është aksion ndaj asnjë komuniteti por duhet të jemi mirënjohës ndaj policisë për këtë aksion”, tha Thaçi.

Kurse i pyetur lidhur me deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se do të nis ushtrinë drejt Kosovës, Thaçi tha se këto janë vetëm deklarata për konsum të brendshëm në Serbi.

“Deklaratë populiste që ka parasysh opinionin e brendshëm në Serbi. Vuçiq e di shumë mirë s e nuk mund të lëviz drejt Kosovës. Diçka që është e pa imagjinueshme. Por FSK për çdo gjë është në gjendje gatishmërie.”

“Askush nuk ka nevojë ti mbrojë njerëzit që e kanë shkelur ligjin. Beogradi do të duhej të tregonte një bashkëpunim konkret për këtë punë. Ka pasur pretendime për barrikada por rrugët janë të hapura.”

“Kufiri i Kosovës është i njohur edhe ndërkombëtarisht. Serbia dhe Vuciq nuk kanë menduar që do të jemi të pavarur por ja që jemi të pavarur tashmë”, përfundoi Thaçi.

MUND TË JU PËLQEJNË