Pas shkarkimit të qeverisë Kurti mbrëmë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i djalit të presidentit Thaçi, Endritit.

Endrit Thaçi publikoi një fotografi ku shfaqej babai i tij duke krasuar pemën, por ai kishte zgjedhur të vendoste aty fytyrën e Albin Kurtit.

Pas kësaj reaguan ashpër në rrjete sociale aktivistët e VV-së me komente nga më të ndryshmet duke mbrojtur Kurtin.Madje ata kanë publikuar dhe një fotografi tjetër tanimë ku në pemën e “famshme” ka lulëzuar vetëm lideri i tyre, Albin Kurti.

Kujtojmë se mbrëmë u votua mocioni i mosbesimit, ku me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim, u shkarkuar qeveria Kurti.

MUND TË JU PËLQEJNË