Janë komentuar e vazhdojnë komentohen gjatë në media operacionet e shumta plastike të këngëtareve të estradës, shkruan GazetaBlic.

Ndonëse gjithmonë dominojnë femrat, ku disa prej tyre numërojnë një numër të madh ndërhyrjesh, por kësaj pjese nuk i ikin as meshkujt.

Së fundi, ka qenë sfida ’10 years challenge’, ajo e cila ka kapluar rrjetet sociale me fotografi nga e kaluara dhe atë të ditëve të sotme, aty ku dhe vet figurat publike ia nxirrnin vetes të ‘zezat’.

Mos rehatia me pamjen e tyre të jashtme, ka bërë që edhe meshkujt të futen në duart e kirurgut, e të tillë numërojmë disa.

Sinan Hoxha, Blero, Getoar Selimi, Naim Abazi, Shpat Kasapi janë vetëm disa nga emrat që kanë kryer ndërhyrje në trupin e tyre, duke filluar nga flokët e Naimit e duke përfunduar tek buzët e Bleros dhe ‘fillerat’ e Sinan Hoxhës të cilët duken sikur nga momenti në moment do të shpërthejnë.

MUND TË JU PËLQEJNË