Edona Llalloshi është këngëtarja zë ëmbël që dikur pushtoj skenat e festivaleve, fitoi çmimet e para, e u bë e preferuara e publikut, shkruan “Kosovarja”.

Edona, nuk u ndal asnjëherë së bëri më të miren në fushën e muzikës dhe ende pas gati tridhjetë vitesh karrierë, është In.

Edona, ka disa albume muzikore, një mori këngësh hite dhe shumë performanca të sukseshme.

Sot, këngëtarja bashkë me dy fëmjjët e saj, Dona dhe Nurin dhe vëllian e saj, Milotin, ka marrë pjesë në xhirimet e programit festiv për fëmijë në “RTV 21”, program ky i ideuar nga Blerina Neziri, shkruan “Kosovarja”.

Edona është kënaqur duke luajtur me këngëtarët e vegjël pjesmarës në këtë program, ndërkohë që është vrejt lidhja e madhe që e ka i biri Nuri me të, pasi ai i qëndronte gjatë gjithë kohës shumë pranë Edones.

MUND TË JU PËLQEJNË