Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi njihet si ikonë e muzikës shqiptare e cila e nisi karrierën qysh në moshë të re, e nga atëherë pati shumë koncerte, u dekorua me shumë çmime e pati suksese të mëdha.

Edhe sot vazhdon të ketë një numër të madh fansash të cilët e duan atë dhe muzikën që ajo sjell, shkruan Kosovarja.

Të gjithë shqiptarët si vend poashtu edhe jashtë vendit e adhurojnë atë dhe shpesh e shohim në koncerte në vende të ndryshme të botës-kudo që ka shqiptar.

Në çdo paraqitje ajo vjen tejet me stil dhe natyrale, gjë që e bën të jetë ndër femrat më të kompletuara të estradës.

Së fundmi ajo solli një imazh nga Austria, e veshur me një fustan glamuroz e me një grim të lehtë, Edona po shkëlqen./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË