Edona Llalloshi po vazhdon të mbetet ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Si në fillim të karrierës që bëri për veti një numër të madh fansash, ajo ende po vazhdon të ketë bujë të madhe duke i bërë për vete të gjithë me zërin e saj të ëmbël, shkruan Kosovarja.

Kohëve të fundit është shumë e angazhuar më koncerte jashtë vendit në të cilat gjithmonë kujdeset të ndez atmosferën më hitet e saj, që gjë publiku e adhuron.

Por kjo nuk e bën të mos jetë e angazhuar edhe në jetën private, ku gjithmonë shfaq kujdesin si nënë e përkryer ndaj fëmijëve të saj.

Pikërisht sot ajo ndau një imazh tejet të bukur bashkë me djalin duke pozuar në ashensor.

Kjo është vërtetë për tu admiruar ./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË