Jeta i bashkoi në muzikë e ata e forcuan këtë lidhje për të mos u ndarë kurrë.

I dhanë kuptim këngës duke bashkuar talentin me dashurinë për njëri tjetrin, shkruan “Kosovarja”.

Kurse sot Nysret Muçiqi e Merita Spahiu njihen si bashkëshortë e prindër të përkushtuar dhe familjarisht si dashamirës dhe artistë të muzikës.

Këta artistë të dëshmuar të muzikës, dikur në fillimet e dashurisë së tyre kaluan çastet më të mira të jetës.

Kjo dashuri dita-ditës u forcua dhe ja ku janë sot, bashkë dhe shumë të lumtur.

Sigurisht që secili njeri ka nostalgji për kohën e kaluar e momentet e mira, e në këte rast publiku ka nostalgji ti shoh se si dukeshin para ca vitesh artistët tanë të suksesshëm.

Është storia e fundit e Meritës ajo që mori vëmendje dhe ktheu në kohë. Këngëtarja publikoi një video ku paraqitet me bashkeshortin e saj Nysretin duke kënduar në vitin 2005.

Ata si sot dukeshin bukur, elegantë dhe shumë të këndshëm./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË