Edona Llalloshi përgjatë viteve është dalluar për stilin dhe elegancën krahas karrierës së saj si këngëtare.

Ajo e ka ruajtur një linjë të veshjes e muzikës, duke qenë përherë vetvetja, unike, shkruan “Kosovarja”.

Edona është nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptarë, projektet e së cilës dëgjohen përtej kufijve.

Megjithë angazhimet e shumta në karrierë ajo është treguar e përgjegjshme dhe e kujdesshme ndaj familjes, duke rritur dhe edukuar dy fëmijët e saj.

E përkundër presionit të kohës pamja e saj veçse është rinuar, bukuria iu shtua edhe më shumë.

Edona është aktive në rrjetet sociale, ku publikon imazhe e video nga aktivitetet e saj. Së fundi ajo vjen me një selfie nga vetura në të cilën shfaqen një laramani ngjyrash.

Ajo duket se e pret me padurim stinën e verës, teksa vishet me ngjyrat e saj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË