Ariana Fejzullahu nga një personazh i thjeshtë është bërë tani ndër femrat më të përfolura në show bizin kosovar.

Martesa e saj me këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahun e bëri të famshme si gruaja e tij, kurse pjesën tjetër të famës arriti ta forcojë vetë, shkruan “Kosovarja”.

Në secilën paraqitje të saj merr mjaft vëmendje dhe komentohet mjaft shumë, sidomos për stilin e saj të veçantë të veshjes.

Ajo po ashtu është edhe një nënë mjaft e përkushtuar ndaj tre fëmijëve të saj, ndërsa tani po e pret edhe fëmijën e katërt.

Mirëpo, përderisa gjatë shtatëzanësisë shumica e grave e lënë vetën pak pas dore, Ariana Fejzullahu po dëshmon se nuk ka diçka që mund ta ndal.

Ndryshimi i saj i fundit e dëshmon më së miri këtë gjë të cilën ajo se fsheh dot.

Me një buzëqeshje të lehtë në fytyre, e një pamje engjëllore Ariana po duket si princeshë.

Edhe kështu po duket bukur apo jo?

MUND TË JU PËLQEJNË