Mozzik u është drejtuar me një thirrje nxënësve dhe studentëve në Kosovë.

Reperi Mozzik ka bërë thirrje që nxënësit dhe studentët në Kosovë nga nesër të marrin iniciativë për të grumbulluar para për Shqipërinë.

“Studenta e nxënes të dashur të Republikës së Kosovës.. nga nesër merrni iniciativë në shkollën apo fakultetin ku jeni.. kush ka mundësi të grumbulloj para për Shqipërinë! #ShqipëriaNënajonë”, janë fjalët e Mozzik.

Për ndryshe, Mozzik bashkë me Arbër Hajdarin kanë marrë iniciativë në kuadër të “Fundjavë ndryshe” për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË