Mozzik dhe Loredana janë dy personazhet më të përfolur kohët e fundit, e arsyeja e kësaj është ndarja e tyre.

Por kur je fytyrë publike natyrisht që përballesh me thashetheme të shumta, të cilat me apo pa dashje nuk është se nuk ndikojnë në jetë apo karrierë, shkruan “Kosovarja”.

Pavarësisht të gjitha atyre që u thanë për Loredanën, se është fajtore që përfundoi martesa, se menjëherë filloi lidhje të re, madje se po e keqpërdor edhe vajzën për situatën që ndodhet, ajo nuk e ka ndalë karrierën, madje ajo veç është në përgatitje e sipër të projekteve të reja.

Kurse, në anën tjetër Mozzik nuk po heziton që ti hedhë ‘kunxha’, në një farë mënyre gjitha projektet e fundit të Mozikut aludohet të jenë dedikime për ish- bashkëshorten e tij Lorin, me të cilën ka një vajzë.

Në këngën e tij të re Mozzik thotë se familja është gjithçka e jo fama dhe leku, kurse Loredana në një postim të saj prapë është treguar ‘lakmitare’ duke thënë ‘bëj para e jo të dashur’./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË