Mozzik është emër shumë aktiv në industrinë e muzikës.

Reperi njihet për një numër hitesh, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë diçka të madhe.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka treguar vështirësitë për të arritur deri këtu ku është tani, e ndër të tjera zbuloi edhe sa vite shkollë ka.

“Bëj muzikë se jetoj. Nga fillimet e mia e kuptoni se unë kam lindur nga lagjet e errëta, por të sinqerta. Unë kam ikur nga shkolla për të shkuar në studio.

Unë kam fjetur në studio. Janë shumë sakrifica, nëse filloj nuk ndalem dot. Por ju mos u dëshpëroni nga ëndrrat. Lutuni për të mira dhe ëndrra sepse ato duhen. Nuk kam studiuar shumë sepse 8 klasë shkollë kam, por ju flas nga eksperienca”, shkruan ai në Instagram.

I gjithë mesazhi që reperi përçon me këto fjalë është ai që nuk duhet të dorëzohesh kurrë nga ëndrrat që ke, pavarësisht vështirësive.

MUND TË JU PËLQEJNË