Deri së fundmi, koronavirusi që duket se po vret të moshuarit, ishte treguar bujar më fëmijët. Por tanimë dihet se ndaj tij nuk është askush imun ndaj tij.

Ndërsa paniku ka zënë vend në psikozën e çdo të rrituri, fëmijët duket se janë më kurajozët.

Një nxënës i klasë së parë nga Ortueri (Nuoro), në detyrën e dhënë nga mësuesi në Whatsapp për shkak se shkollat janë mbyllur deri me 15 mars, vendosi tu shkruajë koronavirusit.

“Etciù! (apshu) Mjafton një tështimë dhe të gjithë ikin, një puthje apo një përkëdhelje dhe drejt e në farmaci. Ata ju quajnë një kurorë por ju nuk jeni mbret, ju jeni një virus dominues që nuk vlen shumë. Ata thanë ‘në Sardenjë nuk do të vijë’ dhe përkundrazi, shiko pak, këtu jeni! Ju jeni pak i frikësuar por ndoshta nuk e dini se ne do të luftojmë derisa të zhdukeni. Dhe pse nuk janë karnavalet ne duhet të vëmë maskë. Ne mendojmë për higjienën, i lajmë duart dhe gjithashtu përpiqemi të qëndrojmë larg. Ne po bëjmë gjithçka që të mos kapemi dhe ju, virus, nuk do të mund të na infektoni. Italia jonë do të shpëtojë dhe do të jetë një fund i lumtur” .

Një mesazh shprese dhe pozitiviteti që vetëm një fëmijë mund ta shprehë me një pastërti të tillë.

“Ishte një mesazh për t’u thënë të gjithëve të mos kenë frikë,” tha nëna e djalit para L’ione Sarda.

Letra është bërë virale duke u shpërndarë nga mijëra njerëz.

MUND TË JU PËLQEJNË