Sot qytetarët po votojnë për zgjedhjet parlamentare. Ata do të vendosin për të zgjedhurit e tyre, derisa mbarëvajtja e votimeve deri në këto orë ka shkuar pa incidente të mëdha.

Edhe në këto zgjedhje, ka pasur ankesa për listat e papastruara.

Shqipe Makolli për Indeksonline është shprehur të jetë e shqetësuar dhe mllefosur pasi që sot kur ka shkuar ta shfrytëzojë të drejtën e saj për votë, në listë në Shkollën e Medresesë në Prishtinë, ka parë edhe emrin e vëllait të saj i cili kishte vdekur 12 vite më parë.

Ajo ka thënë se vëllai i saj ka vdekur kur ishte 24 vjeç dhe se një gjë e tillë e ka prekur tej mase.

“Dola, iu thashë se më duket se edhe vëllanë tim Ilir Makolli e pashë në listë. Më tha që ke të drejtë ta shikosh. E vërtetova që ishte pikërisht emri dhe data e tij e lindjes 30.12.1981. Ju thashë se ky nuk është në këtë botë dhe fshijeni menjëherë. Ata më thanë se nuk guxojnë, por me insistimin tim ja bën një X.

Më pas pyeta se kujt mundem me iu drejtu për këtë. E thirrën drejtoreshën, ajo më tha se KQZ i ka fajet, ndërsa ma dha një ankesë që t’u drejtohem atyre”, rrëfen ajo për Indeksonline.

Kujtojmë që të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 102 mijë qytetarë, përkatësisht 6 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 937 mijë e 369 qytetarë

MUND TË JU PËLQEJNË