Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Në mëngjes dhe paradite do të ketë reshje lokale shiu dhe bore.

Edhe në Shqipëri sot paradite do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, kurse pasdite pritet kthjellim gradual i motit.

Mot i ngjashëm pritet edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi. Në mëngjes me mundësi për reshje shiu dhe bore, kurse pasdite pritet kthjellim gradual i motit.

Të premtën në tërë rajonin pritet të kemi mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta. Pritet stabilizim afatshkurtër i motit.

Të shtunën do të kemi një front të ri të dobët të ftohtë ajror por i cili do të jetë kryesisht i thatë, me mundësi për reshje të dobëta sporadike.

Nga e diela stabilizim i motit dhe ngritje e ndjeshme e temperaturave./Meteoballkan

MUND TË JU PËLQEJNË