Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Do të ketë stabilizim të motit dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot stabil, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Priten ngritje të ndjeshme të temperaturave në tërë rajonin.

Nga pasnesër edhe më ngrohtë, por do të kemi fuqizim gradual të erërave jugore dhe jugperëndimore. Gjithashtu do të kemi edhe alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Në mesjavë pritet të kemi destabilizim të motit dhe reshje kalimtare atmosferike./Meteoballkan

MUND TË JU PËLQEJNË