Modelja dhe njëkohësisht këngëtarja Morena Taraku, di gjithmonë se si të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve.

Ajo jo vetëm që është e pëlqyer nga publiku për këngët e saj, por ajo është edhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, shkruan Kosovarja.

Duke u nisur nga ky fakt, ajo poston fotografi, dhe video nga më të ndryshmet, dhe natyrisht që pas asaj pranon komente të ndryshme, pasi të gjithë janë kuriozë për jetën luksoze të saj.

E së fundmi ka postuar një fotografi nëpërmjet Instagramit, ku ishte veshur me xhinse dhe flokët i kishte lidhur.

Pa dyshim që më së shumti, vëmendjen kësaj rradhe mori ekspozimi i barkut që ajo kishte bërë, gjë që e bënte të dukej mjaft në top formë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË