Tërmeti i ndodhur në orët e para të së martës në Shqipëri, ka bërë të gjithë të solidarizohen me të gjithë të prekurit.

E gjithë Kosova janë ngritur në këmbë për të ndihmuar, e për ti larguar nga gjendja e keqe që ka kapluar Shqipërinë, shkruan Kosovarja.

Edhe Morena Taraku është bërë pjesë e kësaj liste që po ndajnë ndihma për të gjithë personat që janë dëmtuar nga tërmeti.

Këngëtarja ka shprehur gatishmëri për kontribimin e ilaçeve, për të gjithë ata persona që vuajnë nga sëmundja kronike.

Si gjithmonë edhe këtë herë e pamë zemrën e saj të madhe, ku më shumë se kurrë shprehi ndihmën për të sëmurët. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË