Diçka e jashtëzakonshme dhe një e pavërtetë u përfol sot rreth këngëtares sonë Morena Tarakut.

Nëpër të gjitha mediat qarkulloi lajmi për një tentim të mundshëm të veturës së saj ,që kinse u mundu të ikë tarifës doganore prej 5 mijë eurosh, shkruan Kosovarja.

Po ashtu, u përfol që ajo u mundua të bënte një “dallaver” duke e shpallur veturën e tipit “Bentley” si të re, e në fakt vetura me shumë gjasë ka qenë e përdorur.

Por, të gjitha këto deklarata janë mohuar nga vetë këngëtarja, duke ardhur me një prononcim ekskluziv për “Revistën Kosovarja”.

Kjo pasi që Kosovarja arriti të kontaktojë me Morenën, e cila nuk tha asgjë më tepër përveçse tha: Nuk janë në terezi.

Me fjalë të tjera, ajo e mohon lajmin e dhënë, dhe se nesër do ta shohim me veturën “problematike” në rrugët e Prishtinës.

Siç mund ta shihni, e dashura Morena pas lajmit që u dha nëpër media, e ndjeu veten si të detyruar të iu sqarojë këto të vërteta fansave të sa,j dhe ta tregojë pastërtinë dhe çiltërsinë e saj që ka pasur gjithmonë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË