Tërmeti i ditës së martë ka tronditur jo vetëm Durrësin por gjithë Shqipërinë e Kosovën,qutetarët e së cilës pa menduar dy herë iu bashkuan fizikisht e shpirtërisht vëllezërve të saj.

Ka ditë që ka ndodhur, por pasojat që i la pas janë aq të mëdha saqë nuk po mund të tejkalohen lehtë.

Të prekur shpirtërisht nga kjo ngjarje janë ndier e shprehur edhe fytyrat tona publike, të cilët dhanë kontributin e tyre më të madh për t’iu gjetur pranë vëllezërve shqiptarë.

Një prej tyre është edhe këngëtarja Morena Taraku e cila po vazhdon të ndihmoi në vazhdimësi.

Por, ajo që po e lodh e sforcon shpirtërisht aq sa të shpërthej në lot e të dal ashtu publikisht janë historitë dhe rrëfimet jo vetëm të atyre që humbën jetën por edhe të atyre që janë gjallë që humbën personat më të dashur të tyre si dhe atyre që e përjetuan e janë duke e vuajtur psiqikisht e fizikisht.

Mes dhimbjesh e lotësh Morena thotë se “Lutem për juve çdo minut…”./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË