Këngëtarja Morena Taraku ka ditë që ka punuar rreth një projekti të ri të cilin e ka lansuar sot.

“Missed call” është projekti i sapo lansuar i këngëtares së njohur, shkruan “Kosovarja”.

Si zakonisht edhe në këtë video klip Morena ka zgjedhur të shpalos një pjesë të jetës së saj luksoze duke zgjedhur makina e veshje të shtrenjta, gjë të cilat për artisten janë të përditshme.

Pavarësish gjithë jetës luksoze që bën këngëtarja e me gjitha ato suksese si një artiste e veçantë një pjesë e zemrës së saj çdo herë qëndron boshe.

Kjo për arsye se Morena vite më parë kishe humbur nënën e saj, mungesë kjo që nuk u plotësua më kurrë.

E natyrisht për një person të tillë nuk kanë munguar as dedikimet nga ana e Morenës.

Së fundi, edhe në valën e lansimit të projektit të ri e kujton me mall nënën e saj./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË