Çifti i njohur Fero dhe Arbenita Ismajli që kur e kanë bë publike lidhjen e tyre kanë zënë shpesh ballinat e faqeve rozë.

Çdo ditë e më shumë çifti i njohur janë shndërruar në fokus të thashethemeve.

Në rrjete sociale çifti na e ka demonstruar me vepra se lidhja midis tyre është tepër e fortë dhe askush nuk mund t’i ndajë.

Mirëpo, pak kohë më parë Arbenita bëri një veprim, të cilën e klasifikoi si një prej atyre që bëjnë ‘të dashurat e çmendura xheloze’.

Modelja publikoi një foto të një vajze që i kishte dërguar Feros mesazhe në privat.

Vajza në fjalë ishte nje modele e cila reagoi për mediat dhe madje u publikua edhe një video mes saj dhe Feros në prapaskenat e një koncerti.

Edhe pse Fero dhe Arbenita pas kësaj ndodhie vazhdojnë lidhjen e tyre normalisht, modelja e cila quhet Serena siç duket nuk ka ndërmend t’i lë rehat. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për ’Panorama Plus’ ku ka zbuluar më shumë për lidhjen e saj me reperin Fero.“Faktikisht, isha në koncertin e tij në Shëngjin te Rana e Hedhun dhe pasi mbaroi koncerti, bëmë disa foto dhe video bashkë me Feron, dukeshim super apo jo?”, tha ajo teksa më vonë zbuloi se Arbenita u bë xheloze për shkak të fotos ku ajo shfaqej duke e puthur reperin.

“Po, pasi postova videon dhe foton që isha duke e puthur, ajo kishte postuar foton time ku unë isha aty vetëm 15 vjeçe për të më demaskuar, duke treguar xhelozi dhe kërcënim ndaj meje.”, përfundoi ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË