Learta Jakupi nuk është nga ato nuset e zakonshme.

Është një personazh shumë interesant dhe i dashur, për faktin se gjithmonë nxit për ta ndjekur dhe përmendur, shkruan Kosovarja.

Virtytet e Leartës si një nuse shembull, e zonja dhe e mirë janë dalluar që nga fillimi, sepse gjithmonë është parë të iu ketë bërë qëfjin antëtarëve të burri me veshjet tradicionale.

Por, që i ka në qejf edhe vet kjo është parë tash e sa vite, Learta ashiqare është e dhënë pas traditave, dymijave, fustaneve dhe frizurave nga më të ndryshmet.

Kjo ka bërë që të adhurohet ende më shumë, dhe zëri i saj të shkojë edhe në diasporë, e kudo që ka marrë pjesë.

Learta tashmë me sezonën e verës, po ka ftesa të jashtëzakonshme për pjesëmarrje në dasma të ndryshme.

Meqë është kështu, ajo në secilën që ka marr pjesë deri më sot ka shkuar siç e do puna dhe zakoni, gjithmonë e rregulluar tamam si nuse, sa kjo e ka nxitur Shyhreten ta mbushë me përplot lira e dukat. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË