Pak javë pasi u bë ‘sërish’ i gjallë, Flori Mumajesi u lajmërua mbrëmë edhe një herë në rrjetin më të përdorur social, Instagram.

Këngëtari i cili qëndroi në heshtje për muaj të tërë dhe nuk solli asnjë projekt të ri muzikor, hyri mbrëmë në Instagram për të mbështetur bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Klajdi Harunin, pasi ky i fundit javën e kaluar solli si rikrijim këngën “Shiu i verës”.

Flori postoi një copëz të këngës dhe shkroi pak rreshta të tekstit duke etiketuar edhe këngëtarin.

MUND TË JU PËLQEJNË