Kantautori i njohur, Flori Mumajesi dhe këngëtarja Jonida Maliqi janë përfolur prej kohësh se kanë pasur një lidhje intime, por ata nuk janë shfaqur asnjëherë në publik dhe kanë arritur ta mbanin të fshehtë.

Panorama.al ka zbuluar një video të dy këngëtarëve, të cilët një vit më parë kanë qene së bashku në Francë, më konkretisht në Paris ku janë filmuar teksa shfaqen të përqafuar dhe të lumtur.

Në video, Jonida Maliqi tregon se lidhja e tyre është më shumë se ajo midis dy shokëve, pasi e përkëdhel disa here Flori Mumajesin në vende intime.

Në pamjet filmike, çifti i këngëtarëve të famshëm shfaqen të gëzuar në rrugë, ndërkohë Maliqi edhe në publik nuk e fsheh kënaqësinë e saj për të prekur fundshpinën e Flori Mumajesit.

Duket se lidhja midis Mumajesit nuk ka zgjatur shumë, pasi aktualisht këngëtarja ka bërë publike se është në lidhje dashurie me Romeo Veshajn, aktorin e humorit, njëri prej dy binjakëve të njohur.


MUND TË JU PËLQEJNË