“Kënga Magjike 2019” ka prezantuar një listë të tërë këngësh të bukura, ku kryesojnë baladat.

Dikur në “Kënga Magjike”, kishte më tepër këngë ritmike, por jo më. Tani këngëtaret preferojnë që në këtë festival të paraqiten me balada të fuqishme.

Një nga më të bukurat e këtij edicioni, pa dyshim se është balada e Eneda Tarifa, me titull “Ma zgjat dorën”. Muzika dhe teksti i këngës mbajnë vulën e Flori Mumajesit.

Në këngë, flitet për dikë që po bijë në gërminë dhe kërkon partnerin tia zgjasë dorën, ndërkohë që më sfond shihen pamje gati apokaliptike. Skena mbyllet me një dorë pa shpresë, që lëshohet poshtë, shkruan “Kosovarja”.

E çuditshme dhe e frikshme se si Flori me këtë krijim e kishte parashikuar tragjedinë e Shqipërisë.

MUND TË JU PËLQEJNË