Pas tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë që goditi Shqipërinë, në mesin e këngëtarëve që u solidarizuan ishte edhe këngëtari Flori Mumajesi i cili bashkë ndjeu me viktimat dhe familjet e dëmtuara.

Këngëtari shprehet se pas ndihmës jashtëzakonisht të madhe që ka ofruar Kosova për vendin tonë, nuk ka më nevojë për barriera mes dy vendeve.

Flori shprehet se që sot duhet të hiqet përfundimisht pika kufitare e Morinës, ndaj ai pret që punonjësit t’ia vënë vetë flakën.

‘Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres që nga nesër punojësit t’ia vënë vetë flakën. Kujt i hyn në punë pika e kalimit kufitar në një korridor shtëpie?

Sot ra pika e prerjes së biletave në Kukës. Kujt i hyn në punë ajo biletë, kur Kosova sot pagoi abonenë e përjetshme?

Sot ra barriera “ne” dhe “ata”. Parimi i përjetshëm: “Kush qan me mua dhembjen time, është unë.”

Sot ra Kushtetuta. Një ushtri e huaj shkeli vendin dhe ne nuk jemi në luftë. Duhet Kushtetutë e re. Ajo ushtri nuk është më e huaj.

Sot ranë festimet e Ditës së Flamurit. Kuptuam që festa më e madhe ende nuk ka ardhur. E festat ndahen me kë e ndan dhembjen.

Ua kthefshim në gëzime!… Hmm… Në finalen e play off-it Kosovë- Maqedoni e Veriut, si fillim. Nuk do të ketë gëzim më të madh, edhe politik, se një Kosovë në Euro 2020.’, ka shkruar ai në postimin e tij në Instagram.

MUND TË JU PËLQEJNË