Janë momente të vështira për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për familjarët dhe të afërmit e njerëzve që humbën jetën në tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

Saimira Baçi, e motra e Manjola Cakonit, e cila ka humbur vajzën, 15 vjeç dhe burrin, si pasojë e tërmetit së të martës, ka gjetur forcë dhe ka folur, ndërsa shtoi se motra është në gjendje kritike për jetën dhe nuk e ka marr vesh asgjë.

E ndërsa varrimi i i familjarëve të Manjolës u bë sot, “jemi shumë të vrarë dhe motrës nuk i kemi thënë gjë, gjendja e saj është kritike”, tha Saimira për Top Channel.

Ajo ka dhe një djalë e vajzë në Angli, të cilët nuk erdhën dot, dhe qajnë ditë e natë.

“Jam shumë e vrarë nga kjo tragjedi që na mori 2 familjarë”.

“Ne nuk i kemi treguar asgjë, mjekët s’na thonë diçka konkrete, duhet të presim thonë”, tregon ajo.

Motra e Manjolës tregon se fëmijët e saj në Angli janë pa letra dhe nuk kthehen dot.

Manjola sot në mëngjes kërkoi vajzën dhe i kanë thënë se po është mirë do të sjellin mjekët. Ndërsa djali tjetër i Manjolës, i cili është në spital nuk di asgjë. I thanë që s’ka ndodhur gjë”, tregoi Saimira Baçi, mbi historitë tragjike që la pas tërmeti në Shqipëri.

MUND TË JU PËLQEJNË