Kujt nuk i kujtohen lojërat e ndryshme që kanë dalur nga shoqëria jonë, që më pas janë shndërruar në shprehi të përditshme.

“Kupa me kapak, kupa pa kapak”, “E shes thesin se shes thesin”, “Kapaku me gjizë, kapaku pa gjizë”, janë disa të cilat vazhdojnë të jenë në fjalët e secilit, shkruan Kosovarja.

E, më e fundit e ndoshta dhe më e forta sipas të gjithëve është “Lulja në saksi, saksia lule”, pjesë kjo e luajtur nga aktorja e njohur Leze Qena.

Kjo ka bërë që të gjithë të qeshin, pasi vërtetë është bërë një hit që është dëgjuar dhe vazhdon të dëgjohet ende.

Sikur mos të mjaftonte, tani edhe dikush tjetër po del të jetë pjesë e këtyre lojërave, e ajo është këngëtarja e mirënjohur Mimoza Shkodra.

Kjo pasi që ajo në paraqitjen e fundit doli duke thënë ca fjalë të shpejta në në gjuhë jo shumë të njohur për të gjithë.

Nuk dihet se a ka dashur t’ia kalojë hitet që u bë nga aktorja LEze Qena, apo veç për t’ia argëtuar fansat me këtë lojë të re, që e vlen të provohet në mesin e shoqërisë, sidomos këtyre ditëve të pushimit që të kalohet koha.

Por, sigurisht iu mbetet në dorë që t’ia qëlloni çfarë po thotë, dhe në cilin gjuhë po flet. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË