Me ardhjen e sezonit veror gjithnjë e më shumë për shkak të vapës frekuentohen pishinat dhe deti, por asnjëherë nuk jemi të sigurtë për cilësinë e ujit duke qenë gjithnjë të ekspozuar ndaj infeksioneve të shumta, sëmundjeve të lëkurës, alergjike, mykotike dhe jo vetëm.

Një prej dilemave që na shoqëron pas larjes dhe notit në det është fakti nëse duhet të qëndrojmë për një kohë të gjatë me trupin e lagur me ujë me kripë apo jo.

Sipas dermatologëve kripa e detit ose solucionet fiziologjike, nuk duhen mbajtur gjatë në trup.

Edhe për detin janë të njëjtat probleme që janë edhe për pishinën. Mbajtja gjatë e ujit të detit mund të shkaktojë dermatit irritativ. Kripa mund të shkaktojë probleme, kështu që unë nuk shoh ndonjë arsye për ta mbajtur aq gjatë.

Një prej problemeve të lëkurës që i shqetëson më së shumti individët është edhe myku. Sipas ekspertëve ato vijnë zakonisht për shkak të lagështisë së trupit, ndaj edhe duhet të tregojmë kujdes/dita.

MUND TË JU PËLQEJNË