Zeka i kishte propozuar martesë qysh në takim të parë Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milaim Zeka sot ishte i ftuar në emisionin “1 Kafe prej Shpisë”.

Deputeti Zeka shpalosi shumë detaje të pathëna më parë për jetën private.

Ai ndër të tjera rrëfeu edhe takimin e tij të parë me bashkëshorten, Edlira Qefalia, ku tregoi që i kishe propozuar martesë qysh herën e parë kur e kishte takuar.

“A të besohet që në takimin e parë i kam propozuar me u martua me të, të betohem… Pas një orë e gjysmë unë e pyeta me dialektin e Kosovës, oj ti çikë, thash dua të pyes diçka. Për momentin, a e ke ndonjë djalë, me të cilin e ke në plan me u martuar… Është shumë personale, po unë po të pyes sepse unë po du me u martua me ty…”, tha Zeka.

Çifti janë njohur në vitin 2005 dhe kanë dy vajza, Emën dhe Iden./21Media/.

MUND TË JU PËLQEJNË