Këngëtari Blero do të kurorëzoj dashurinë e tij me martesë bashkë me Afrona Dikën.

Për ju që nuk e dini çifti janë të fejuar, ata u fejuan në emisionin Prive kohë më parë.

Tashmë ata kanë vendosur edhe për martesën e cila do të mbahet me 27 korrik.

Blero, ishte i ftuar në Prive në emisionin e së shtunës ku foli për dasmën e tij si dhe projektet muzikore që ai do sjellë. Këngëtari tregoi se do publikoi edhe një minifilm duke u bazuar nga të gjitha projektet e tij muzikore.

Krahas pyetjeve lidhur me projekte muzikore ai u pyet për të ftuarit se kush do të jetë i pranishëm në dasmën e tyre. Blero tha se ende nuk e kanë përfunduar listën e të ftuarve por në dasmë do këndoj Ramadan Krasniqi-Dani, Shkëlzen Jetishi si dhe Sabri Fejzullahu.

MUND TË JU PËLQEJNË