Milaim Zeka njihet si një nga deputetët më të hapur dhe më të drejtpërdrejtë në Kosovë.

Ai pothuajse në çdo emision shpalos diçka të re nga jeta e tij. Së fundmi Zeka ka qenë mysafir në emisionin N’Konak që transmetohet në RTV Dukagjini. E veçanta e këtij emisioni është se është realizuar në banesën e deputetit Zeka. Aty kanë rënë në sy shumë detaje nga enterieri i banesës së çiftit Zeka

Një detaj që ka rënë në sy është se Zeka në kuzhinën e tij mban dy gota me fotografitë e dy ish-kryeministrave shqiptarë, atë të Enver Hoxhës dhe Sali Berishës. E arsyeja për këtë, siç ka thënë Zeka është fakti se ka dëshirë që afër vetes të mbaj fotot e atyre nga të cilët është dëshpëruar.

Ndër të tjera, Zeka ka paralajmëruar se në të ardhmen aty do të jenë edhe fotografitë e politikanëve kosovarë, presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Nismës, Fatmir Limaj.

Kujtojmë se Zeka, muaj më parë u largua nga partia e Fatmir Limajt duke themeluar partinë e tij, Partinë Euroatlantike të Kosovës. /Reporteri.net

MUND TË JU PËLQEJNË