Një nga gjërat që Meghan Markle i ndalohej të bënte pasi u bë dukeshë, ishte mbajtja e një llogarie Instagrami, Twitter, Facebook apo Snapchat. Kur lidhja e saj me princin u bë serioze Meghan i mbylli profilet e saj në rrjete sociale të cilat shkonin në 3 milion ndjekës.

Mirëpo ditën e sotme edhe ky rregull është thyer dhe dukesha ka hapur Instagram dhe llogaria e saj quhet “sussexroyal”.

“Mirë se vini në llogarinë tonë zyrtare në Instagram; Do të ndajmë me ju punën tonë, kauzat që mbështesim, njoftime të rëndësishme dhe mundësinë për të hedhur dritë në çështje të rëndësishme. Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj dhe ju urojmë mirëseardhje në sussexroyal Harry dhe Meghan”, shkruhet në postim.

Llogaria “sussexroyal” në vetëm pak orë ka arritur mijëra ndjekës, mes tyre personazhe shumë të njohur.

MUND TË JU PËLQEJNË