Meghan Markle njihet për thyerjen e rregullave mbretërore dhe këtë e ka treguar sërish në turneun në Australi. Ajo ka shfaqur stilin e saj teksa bën vizita të ndryshme me partnerin, Princ Harry.
Gjatë fundjavës, Pallati njoftoi se Meghan do të hiqte disa prej takimeve për shkak të axhendës së ngarkuar.

Ndërkohë, 37-vjecarja u fotografua me një fustan gri e të bardhë që arrin në vlerën 218 dollarë. Ajo ka guxuar me këtë veshje që i ekspozon këmbët. Fustanin e kombinoi me një palë sandale 245 dollarëshe dhe me syze 220 dollarëshe.

Dukesha theu rregullin e mbretërisë duke ekspozuar këmbët pasi lejohet që veshjet të jenë serioze, klasike dhe të mbulojnë trupin deri në gju.

Meghan nuk ka qenë e shqetësuar që prej fillimit për protokollin pasi ka mbështetjen e madhe të Princit Harry.

MUND TË JU PËLQEJNË