Sukseset që është duke i gëzuar Arbnora Ademaj, rrallë dikush që ka pasur fatin të jetë kaq me sukses.

Moderatorja e njohur shumë shpejt do të bëhet pjesë e një filmi turk, aty ku të gjithë e kanë pritur me shumë lumturi e përqafime, shkruan Kosovarja.

Arbnorën, e kemi parë të jetë takuar edhe me shumë aktorë të njohur nga Turqia, të cilët po i kushtojnë vëmendje jashtëzakonisht të madhe fytyrës më të kërkuar dhe më të bukur.

Por, nuk janë vetëm aktorët që po i kushtojnë kaq rëndësi asaj, por edhe gazetat aty pari kanë filluar që të vërshojnë nga emri i Arbnorës duke shkruar për çdo detaj që shihet tek ajo.

Është gazeta më e madhe turke “Sabah”, e cila në fotografinë e ballinës ka vendosur të ketë bukuroshen shqiptare Arbnorën.

Aty edhe shkruan edhe shumë detaje rreth personazhit të Arbnorës e cila me shumë gjasë do ta shkrijë edhe këtë projekt me talentin e saj.

Epo, kur je si kjo, jo vetëm që shkruajnë për ty por edhe bëhesh pjesë e përditshmërisë së secilit vend. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË