Janë dy emra të njohur për publikun…Përveç kësaj edhe shumë seksi.

Tayna dhe Arta Memedi janë ‘zënë’ me njëra-tjetrën në rrjete sociale me anë të postimeve e nën to, përshkrimeve.

Rep-artistja, Tayna dje bëri një njoftim të ri në Instagram duke thënë që nga tani e tutje ta thërrasim ‘Njerka’ pasi ‘Mami’ u përdor shumë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Arta Memedit e cila shkroi në gjuhën angleze duke thënë ‘ti gjithmonë do të jesh e dyta. Ti e ki famën por ai i ka paratë, unë i kam pasur të dyja. Faleminderit që më dëgjove këngën’.

Kujtojmë që Arta ka qenë pjesë e On Records atëherë kur Rinor Hykolli sot menaxher i Taynas, kishte marrëdhënie të mira me ata, madje thuhet se Arta ishte në lidhje disavjeçare me të.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË