Pas lansimit të albumit “Fortuna”, Tuna si duket më në fund ka gjetur pak kohë për pushime.

Këngëtarja ka udhëtuar drejt Turqisë me shoqërinë e saj ku dhe po publikon pamje kohë pas kohe.

Së fundmi, ajo ka publikuar dy fotografi, ku shfaqet e veshur me fustan ngjyrë rozë, i hapur tek pjesa e këmbës, teksa ka nxjerrë në pah dhe dekoltenë, e me një grim perfekt, këngëtarja nga Shkupi po duket e mrekullueshme.


Tre muaj më parë Tuna Sejdi lansoi albumin e saj të titulluar “Fortuna” i cili përmban plot shtatë këngë. E veçanta e këtij albumi ishte rikthimi i Armend Rexhepagiqit, ku dyshja erdhën në duet me këngën “Harrova”./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË