Është nga blogeret më të njohura dhe më të afirmuara në showbizin shqiptar.

Ariana Fejzullahu që numëron me mijëra ndjekës në rrjetin e saj sociale, ia ka arritur të bëhet model i shumë femrave shqiptare, shkruan Kosovarja.

Duke e dashur dhe adhuruar gjithmonë stilin, Ariana ka bërë të cilësohet si më e veçanta e të gjitha kohërave.

Kjo për shkak që është shndërruar në njërën nga gratë që ndjek modën dhe elegancën, dhe që di të bëjë kombinimin e shumë veshjeve perfekte.

Ndonëse nuk ka shumë javë që është bërë nënë për herë të katërt, Ariana po vazhdon të mbajë të njëjtin ritëm të veshjes.

Për një kohë të shkurtës është kthyer prapë në top formë, dhe po vishet përsëri sipas dëshirës së saj.

Këto veshje po ia plotësojnë shëtitjet e saj të pandalshme që po i bën kudo në botë.

Ariana jo vetëm që po udhëton dhe nuk po ka kush që e ndal, po edhe Anën e vogël nuk po e lë vetëm askund. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË