Përbërësit

400 gr makarona

200 gr suxhuk

1 qepë

5-6 thelpinj hudhre

1 spec

1 konzervë domate

vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

Hapi 1

Qepën grijeni imët e fërgojeni në vaj derisa të zbutet.

Hapi 2 

Edhe suxhukun priteni imët e fërgojeni bashkë me qepën.

Hapi 3 

Shtoni edhe hudhrën e grirë imët dhe kaurdisini të gjitha bashkë.

Hapi 4 

Më pas shtojini edhe domatet konzervë, kripë e piper dhe ziejini të gjitha bashkë derisa të trashet masa.

Hapi 5 

Makaronat ziejini sipas udhëzimeve në paketim, kullojini e bëjini bashkë me salcën e përgatitur.

Hapi 6 

Ju bëfshin mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË