400 gr gjoks pule i copëtuar në pjesë të vogla

1 spec i kuq

2 domate

1/2 presh (purrinj)

1/2 pako makarona

2 thelpinj hudhre

mjaltë

kripë dhe piper i zi

Mishin priteni në kubikë, kriposeni e piperosni dhe hidhini mëlmesa të tjera sipas dëshirës.

Pastaj, skuqeni në vaj të nxehtë e gjatë kësaj periudhe shtojani hudhrën e grirë.

Domatet qërojini. Shtoni edhe perimet e tjera e kaurdisini mirë të gjitha derisa të zihet mirë domatja e të shndërrohet në salcë.

Në fund shtojani edhe pak mjaltë.

Këtë gullash pule shërbejeni sipër makaronave të ziera më parë.

MUND TË JU PËLQEJNË